![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
Kriza e call center, fillon te rritet numri i te rinjve shqiptare te papune
Të rinjtë e papunë, nga mosha 15-29 vjeç shënuan rritje për herë të parë pas gati dy vitesh në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit të call center.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i të papunëve të moshës 15-29 vjeç në tremujorin e dytë 2017 ishte rreth 78.4 mijë (78,419), me një rritje prej gati 1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kjo është hera e parë që nga tremujori i katërt 2015, kur konstatohet rritje e numrit të të rinjve të papunë.
Tendenca e numrit të të rinjve të papunë ka qenë e kundërt me totalin, ku për popullsinë 15 vjeç e lart, të papunët në total ranë me gati 1%, duke arritur në 191.5 mijë. Ndërsa popullsia mbi 30 vjeç rezulton se e ka pasur më të lehtë të gjejë një punë, statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se të rinjtë që mbarojnë shkollën po hasin në vështirësi që të sigurojnë vetë jetesën.
Kjo tendencë është në linjë me fillimin e rënies së kompanive call center, që deri tani kishin qenë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që ishin të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël. Të dhënat e mëparshme të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, po për tremujorin e dytë 2017, konfirmuan se “Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rënie prej 2,31%, i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center”. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara, duke reflektuar goditjen që qeveria italiane i dha sektorit në Shqipëri, ne një përpjekje për të ndaluar eksodin e punës drejt Shqipërisë. Në Itali, në datën 1 prill 2017, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve joanëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center kanë mbijetuar pasi po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë). Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla. Teksa një aktivitet i tillë mbart spekulime të larta mbetet e paqartë se për sa kohë do të vijojnë të mbijetojnë call center-at e kthyera në kambiste.
Më të lexuarat
![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
![Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves](images/news/kosove shqiperii kontroll kufitar.jpg)
![INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti](images/news/pagat shteti privati instat.jpeg)
![Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit](images/news/rama milot balldren tenderi fund muaji.jpg)
![Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike](images/news/aeroporti vlore tendes ost fondi limit.jpg)
![Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara](images/news/klsh borxhet bashkite te pambledhura.jpeg)
![BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum](images/news/banka boterore shqiperia ekonomia.jpg)
![Ndryshojne rregullat per vaksinimin e femijeve, procedurat online Ndryshojne rregullat per vaksinimin e femijeve, procedurat online](images/news/vaksina femije procerua online ealbania.jpg)
![Perfundon kontrata e markimit te karburanteve, sherbimi kalon tek Doganat Perfundon kontrata e markimit te karburanteve, sherbimi kalon tek Doganat](images/news/kontrata e karburanteve sherbimi dogana.jpg)
![Hyn ne fuqi udhezimi per karten e posacme te policeve, ushqime deri ne 10 per qind me lire Hyn ne fuqi udhezimi per karten e posacme te policeve, ushqime deri ne 10 per qind me lire](images/news/policia shtetit karta vendim zyrtar.jpg)